Kërkohet rihapja e dosjes “Hajdari” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas ekstradimit, avokati mbrojtës i Izet Haxhisë tha se klienti i tij do të kërkojë rihapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit. Pas takimit me Haxhinë në ambientet e burgut ?Mine Peza? në kryeqytet, Dashi u shpreh se ish-truproja i Sali Berishës është dënuar në mungesë nga gjykata në një proces të parregullt.



I dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia prej vitesh  jetonte ne Turqi me statusin e azilantit politik. Pavarësisht kërkesave te vazhdueshme nga pala shqiptare kur ne pushtet ishte Sali Berisha, drejtësia turke nuk ishte shprehur per ekstradimin e tij, por kish urdhëruar qe ai mos largohej jashtë vendit.



Pak kohe me pare ai u vetedorezua ne policinë turke per te nisur procedurat e ekstradimit, ku dhe u mor vendimi per sjelljen e tij ne Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form