Report TV - Rama: Po të kishte negociata me SHBA, do të ishim anëtarësuar më lehtë

Report TV 2018-05-15

Views 1

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse do të kishim negociata për në SHBA Shqipëria do të ishte anëtarësuar më shpejt se sa në BE, duke shtuar se për në SHBA nuk do të duhej të bindnin 27 koka, që janë 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Shqipëria mori një mbështetje historike nga KE për çeljen e negociatave për të mbyllur përfundimisht humnerën, duke theksuar se jo të gjithë janë entuziastë për këtë hap të vendit tonë. Duke folur në ?Ditën Evropiane?, kreu i ekzekutivit deklaroi se një ndër kriteret për t?u bërë pjesë e BE është edhe trashëgimia kulturore.

Pak javë më parë, Shqipëria mori një mbështetje historike nga KE për të çelur negociatat për ta mbyllur përfundimisht humnerën. Nuk e kemi pasur fatin që të jemi në sinkron dhe nuk e kemi as sot, sepse sot kur ne jemi te dera, pas derës jo të gjithë janë optimistë dhe entuziastë për të ardhmen e asaj shtëpie. Do përmbyllim projektin më vizionar dhe të jashtëzakonshëm që njerëzit kanë mundur të imagjinojnë, që është BE.

Nëse do përpiqeshim të gjenim në historinë e fuqisë së njeriut për të imagjinuar dhe në rezultatet e fuqisë së politikës për të vepruar zor se do të gjenim një projekt më madhështor se BE. Edhe SHBA në këtë aspekt janë një tjetër projekt madhështor i fuqisë së njeriut për të imagjinuar, por sot jemi duke u përpjekur që të çelim negociatat për t?u anëtarësuar në BE, mbase po të kishte negociata për në SHBA mund të kishte qenë më e lehtë për t?u anëtarësuar, sepse nuk do të bindnim 27 koka.

Një ndër kriteret për t?u bërë pjesë e BE është ai i trashëgimisë kulturore. Programi ynë kombëtar i shumëdiskutuar sapo është bërë me një vëlla të madh, programi i Macron, me 5 miliardë euro për të ripërtërirë qendrat e qyteteve të Francës. Programi ynë është vëllai më i vogël, e përbashkëta është forcimi i lidhjes së brendshme me hapësirën publike evropiane. Rastësia në këtë rast është më hegeliane se shpata që hap rrugën e domosdoshmërisë. Hapja e negociatave do të ishte edhe përputhja më e fortë simbolike e një historie.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS