Rama: Me vjen te qesh me deputetet faktmbledhes

RTV KLAN 2018-05-15

Views 0

Vizita faktmbledhëse e grupit të deputeteve holandez në Tiranë përpara se ky shtet të marrë një vendim nëse do ta mbështesë çeljen negociatave për Shqipërinë, ironizohet nga kryeministri Edi Rama.

Në ditën e Europës, kreu i qeverise zgjedh të flasë pa dorashka, pasi siç pranon diplomacia nuk është pika e tij më e fortë.

?Me vjen të qesh me ca deputetë që pretendojnë se për disa orë që vijnë në Shqipëri të mund të shohin çka është bërë, ndërkohë që Komisioni Europian na ka bërë një skaner".

Rama është optimist se vendimi i Këshillit Europian do të jetë pozitiv sepse ai mendon se vendet anëtarë i detyrohen Shqipërisë, dhe arsyet i rendit vetë.

Ironinë e përdor dhe kur flet për vështirësitë që duhet të kalosh për të bindur gjithë vendet e unionit ndërkohë që më lehtë do ishte nëse vendi do të aspironte futjen në familjen e SHBA.

Ngjashmërinë e Shqipërisë me vendet e Europës e sheh edhe te qasja që kanë te trashëgimia kulturore, temë e zgjedhur për ditën e Europës.

Kryeministri shpreson që rastësitë hegeliane të mos mungojë dhe viti i Skënderbeut të kremtohen dhe me çeljen e negociatave të anëtarësimit në Qershor.

Share This Video


Download

  
Report form