Fotografi Armand Sallabanda dhe aktorja Suela Konjari ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan.
Sallabanda tha se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe kishte zgjedhur të përgatisë një recetë italiane makaronash me salcë.
Ndërkohë Konjari tha se ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe se përgatit ushqim shpesh për familjen e saj.
Sot aktorja kishte zgjedhur të përgatisë byrek me qumësht dhe me vezë. Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e aktores Konjari.