Ora News - Tiranë, pedagogu largohet nga Fakulteti detyroi studentët t'i blinin librin

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Detyrimi i studentëve për të blerë librin e tij i kushtoi pedagogut të Fakultetit të Shkencave Sociale, Zenel Shalari.

Ai nuk do të japë më mësim në Fakultetin e Shkencave Sociale. Vendimi u mor nga dekani Edmond Rapti këtë të enjte, 10 maj 2018, pasi në zyrën e këtij të fundit mbërriti nje peticion i nenshkruar nga 100 studente.

"Na u kërkua të blenim librin dhe emrin ta vendosnim në listë. Të gjithë studentët që nuk e belnin librin, në seminar u thohej mendojeni dhe një herë. Këto ishin forma presioni që pedagogu përdorte" thotë një studente.

Studentet thanë se Shalari i penalizonte në vlerësim dhe nuk i lejonte të hynin në provim nëse nuk blinin librat e tij për lëndët "Teori Ekonomike" dhe "Hyrje në ekonomi"

"Ishin shumë situata të pakëndshme, duke nisur nga situata e vlerësimit"

Por edhe pse është shkarkuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Shalari vijon të japë mësim për studentët e Fakultetit të Ekonomise ku ushtron detyrën si pedagog i brendshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkarkohet-pedagogu-i-fakultetit-te-shkencave-sociale-ne-tirane

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS