Ora News - PD publikon falsifikimet e Xhafës për të mbrojtur vëllain e tij

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë vijuar edhe sot akuzat e Partisë Demokratike për Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa në lidhje me fshehjen e dënimit për vëllain e tij, i cili rezulton u dënuar nga Gjykata italiane më 7 vite e 2 muaj burg. Sipas tyre, Xhafaj i ka siguruar të vëllait lirinë e përjetshme dhe garancinë me ligj të shmangies nga vuajtja e dënimit të marrë ne mungese për trafik ndërkombëtar droge.

Deputeti, Enkelejd Alibeaj, dhe këshilltari juridik në PD, Gazmend Bardhi, kanë vijuar të denoncojnë në media faktet sipas të cilave provojnë se Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka siguruar që vëllai i tij ti shpëtojë drejtësisë.

Sipas tyre, si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, por dhe si Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ka siguruar të vëllait lirinë e përjetshme dhe garancinë me ligj të shmangies nga vuajtja e dënimit të marrë në mungesë për trafik ndërkombëtar droge.

Alibeaj: Pa transparencë dhe në konflikt të pastër interesi, Fatmir Xhafaj propozoi dhe miratoi një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, që i siguron paprekshmërinë vëllait të tij Agron Xhafaj.Propozimet e bëra në komisionin e Ligjeve parashikon që një shtetas shqiptar i dënuar në Itali por që i shmangej duke qëndruar në Itali kishte dy mundësi. Ose personi i dënuar ekstradohet ose njihet vendimi i Gjykatës italiane këtu. Xhafaj falsifikoi ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale në dispozitën 491 shtoi pikën "f' ku parashikohet që nuk mund të jepet ekstradimi kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.

Demokratët përmendin nenin 491 te kodit të procedurës penale, i cili sipas tyre është ndryshuar befas dhe pa asnjë diskutim në Komisionin e Ligjeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-do-publikoje-falsifikimet-e-xhafes-te-mbrojtur-vellain-e-tij

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS