Tetë ditë përpara se Velipoja të çelë " /> Tetë ditë përpara se Velipoja të çelë "/>

Ora News - Velipoja, policia "kryqëzon" bashkinë: S'mund të jemi në det, në rërë edhe në mal

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tetë ditë përpara se Velipoja të çelë zyrtarisht sezonin turistik, përfaqësuesit e policisë së shtetit kanë ?kryqëzuar? drejtuesit vendorë të Shkodres mbi masat e marra.

Atë që do të duhej ta bënin strukturat e tjera të qeverisjes lokale, e bëri policia, duke ja rënditur njëra pas tjetrës problematikat që nga lejet abuzive për muzikën në lokale, hapësirat e papërcaktuara publike dhe për lëvizjen e mjeteve të ujit, tek ndërtimet pa leje dhe sinjalistika rrugore.

Petrika Dumka, Shef i sigurise publike DPQSH Sezoni gati erdhi por jemi shumë prapa. Janë kullat e vrojtimit por nuk ka njeri në to. Duhet rregulluar sinjalizimi rrugor. Me urdhër të kryeministrit duhet të përgatitet sfati i kualifikuar Duhet staf i kualifikuar që të na ndihmoje. Vitin e kaluar ne si polici mund të numërojmë 23 raste që kemi dhënë ndihmën e shpejtë njerëzve në prag të mbytjes, që kemi shpëtur, fëmijë të humbur. Patrulla e shërbimit policor nuk mund të hidhet menjëherë në det. Na mungon bashkëpunimi me strukturat e tjera. Gjithsecili e lë punën në dorë të policisë. S'ka polici në det, s'ka polici në rërë. Policia është me biçikleta e motora, në rendje të krimit në të katër anët por problemi i dhënies së ndihmës në det do staf të kualifikuar. Jo më larg se vjet një fëmijë nga Kosova më dha shpirt në dorë. Unë me uniformë futem sa mundem në det por duhet stafi i kualifikuar për këto raste. Emergjenca është çështje sekondash. Nuk mund të presë puna sa të vijë ambulanca nga Shkodra. Këto probleme na krijojnë imazh të keq sepse thonë s'ka polici, s'ka ambulancë.

Niveli i zhurmave

Kam shefin e stacionit i cili për 3- 4 muaj mbeti duke mbyll lokalin këtu mbyll lokalin atje. Nuk ka pse ti mbyllë policia lokalet. Lokalet i mbyll ligji vetë. Duhet koordinim i punës me lejet mjedisore që jep bashkia.

Lokalet i mbyll ligji vetë. Duhet koordinim i punës me lejet mjedisore që jep bashkia.

Që ne nuk vihemi fare në dijeni por kur shkojmë e verifikojmë thonë na ka dhënë leje bashkia. Kërkoj që bashkia të na vërë në dispozicion lejet që ka dhënë për të gjitha subjektet. Që të mos i biem në qafë subjektit. Na bie telefoni, e na thonë lëre këtë se ka leje nga bashkia

Ndotja akustike është problem kryesor

Nuk mund ti jepet leje për zhvillim aktiviteti me muzikë një lokali kur në krah të tij është hoteli që nuk ka aktivitet muzikor. Duhet dalë në terren e të shikohen. Diskot larg ambienteve. Inspektoriati me aparaturën që mat nivelin e zhurmave të vijë të verifikojë lokalet brenda. Por aparatura vjen vetëm një herë në vit dhe i vihet faji policisë

Unë me veshë nuk mund ta mas zhurmën. Jam jashtë ligjit. T'i them mbylle se ke muzikë të lartë. Të ushtrohen të paktën 3- 4 kontrolle në muaj, minimumi.

Këtë problem e kemi dhe në Shkodër. Asnjë kontroll nga inspektoriati i mjedisit. Vetëm na mbetet faturë tek ne shko mbyll lokalin këtu shko mbyll lokalin atje.

Është një problem që mua më duket shumë i nxehtë pasi atyre u duket se ...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS