Korrupsioni me tenderat e ushqimeve, dënohet me 5 vite burg ish-drejtorin e Burgjeve

Report TV 2018-05-15

Views 0

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoton, i cili akuzohet për korrupsionme tenderat e ushqimit nëpër burgje. Para seancës ndaj Zotos, avokati i tij, Ardian leka, deklaroi se akuzat për korrupsion ndaj klientit të tij nuk vërtetohen.

"Nga hetimi rezulton se Zoto e Iliaz Labi s?kanë asnjë kontakt apo bisedë telefonike", ka thënë Leka. Megjithatë, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokuroriës, e cila kërkoi 5 vite burg për Zoton.

Zoto u morr i pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv gjatë ushtrimit të detyrës në lidhje me tenderimin e bulmetit dhe vezëve për të dënuarit gjatë periudhës Mars 2016. Ai u mor i pandehur bashkë me ish-vartësin e tij, Iliaz Labi por për të Prokuroria kërkoi që të pezullohet kërkesa për dënim për shkak të statusit të bashkëpunëtorit.

Veç dënimit me burg, Prokuroria ka kërkuar që Zotos për 5 vite t'i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike.

Share This Video


Download

  
Report form