AMA dhe Komisioni i Medies tryezë për sigurinë e gazetarëve, përplasje mes përfaqësuesve politikë

Report TV 2018-05-15

Views 0

Autoriteti i Medies Audiovizive dhe Komisioni Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik zhvilluan një tryezë të përbashkët mbi legjislacionin që mbron gazetarët dhe përmirësimin e tij në funksion të rritjes së sigurisë në punë të reporterëve.

AMA ka 20 vjet që funksionon dhe gjatë kësaj kohe ka patur marrëdhënie jo të lehta me operatorët mediatikë. Sot jemi së bashku për një arsye shumë të madhe, gazetare dhe siguria e tij në marrëdhënien e punës.

Gentian Salaj, Kreu i AMA-s
Por përfaqësueset e partive ndajnë mendime të ndryshme mbi situatën e lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Si shpjegohet që kryeministri përdor këtë gjuhë të dhunshme ndaj medias? Rreth 80 % e gazetarëve kanë deklaruar se kanë përdorur autocensurën për të ruajtur vendet e punës.

Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit të Medias
E ndërsa deputetja e Patisë Socialiste, Milva Ekonomi, është u shprehur:

Është e vërtetë se indeksi i lirësisë së shprehjes ka pësuar rënie, por kjo është si pasojë e një fenomeni global.

Milva Ekonomi, deputetë e PS
Në këtë takim, kreu i AMA-s shfaqi pakënaqësi ndaj mungesës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, por kreu i unionit, Aleksandër Cipa tha se u largua nga takimi sepse nuk ishte respektuar organizata e tij.

Share This Video


Download

  
Report form