Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Farmacistët duan një kontratë konsensuale me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore në të kundërt reagimet deri në greve do të vijojnë. Në nivel ekspertësh kontrata po shqyrtohet nen për nen por problemi që ngritën farmacistët është mungesa e medikamenteve bazë, edhe aspirinës.
Grupet e ekspertëve nga farmacistët dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore po diskutojnë detajet teknike të kontratës së tyre, pas problematikave të ngritura nga grupet e interesit.
Teksa takimet zgjatën disa orë, farmacistë të tjerë në solidaritet pritën përfundimin e tyre. Ata parashtrojnë probleme që lidhen me stokun e krijuar, çmimin e barnave dhe lidhjen e kontratave të reja në momentin kur subjektet janë në procese gjyqësore.
Kontrata që po shqyrtohet pikë për pikë, kërkon përmbushjen e kërkesave 100% të farmacistëve, në të kundërt ata thonë se do të ketë reagime.
"Jemi të detyruar të mos u shërbejmë, të mbyllim farmacitë, të mos kemi ilaçe për t'iu dhënë për të plotësuar alternativat e para të cilat nuk ekzistojnë në depo ose ekzistojnë dhe është një mall që më vjen keq të ta them i cilësisë më të ulët".
"Ky grup solidarizohet me çfarë po diskutohet dhe do të dëgjojmë se çfarë do të arrihet deri nesër".
" Në ditët në vazhdim patjetër që do të ketë protestë nëqoftëse nuk arrihen pikat që ne duam".
Për mungesat në treg, sipas tyre të 9 medikamenteve bazë, shqetësinmi më i madh qëndron tek pacientët. Por farmacistët thonë se edhe aspirina mungon në treg.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kontrata-barnat-farmacistet-nese-nuk-realizohen-kerkesat-100-do-kete-greve