Ai është ndër aktorët që ka lënë gjurmë në historinë e artit shqiptar. Bëhet fjalë për aktorin Gëzim Kruja i cili pas daljes në pension nuk është ftuar për të luajtur në shfaqjet e Teatrit të Shkodrës. I ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? Kruja e konfirmoi këtë pa i i munguar eleganca në të shprehur. ?Atë që bën gol e lënë në stol? tha ai teksa shtoi se mes aktorëve ka xhelozi.
?Dëgjoje një fjalë të bukur se kam shkruajtur boll dhe kam luajtur boll dhe desha të flas për jetën artistike për të cilat duhet të shkruaj 3 romane për të treguar çfarë kam luajtur në skenë. Unë kam thënë dy gjëra, artistin e lë skleroza dhe futbollistin këmba. Këta të dy kur ti lërë këmba dhe truri ikin vetë. Por ty e pas trurin dhe këmbën këto s?të lenë. Sot ka xhelozi, përderisa s?më thërrasi nuk më duan. Atë që bën gol e lënë në stol?, tha aktori.