Ora News - Pas Prokurorisë, edhe Krimet e Rënda nuk hetojnë Besnik Imerajn

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas prokurorisë së Tiranës, edhe Krimet e Rënda vendosin të mos fillojnë hetimet ndaj ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj i dorëhequr nga vetingu.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të kallëzimit të marrë nga KPK, ka vendosur mosfillimin e hetimit me argumentin se nuk ka elementë të mjaftueshëm për të hapur çështje penale për korrupsion.

Më herët, padia e KPK u shqyrtua në prokurorinë e Tiranës në lidhje me akuzat për fshehje pasurie, të cilat sipas verifikimit parapak, nuk u evidentuan.

Gjyqtari i Kushtetueses Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga detyra dhe vetingu ndaj tij u ndërpre, por KPK ia përcolli prokurorisë në formën e kallëzimit, materialet që kishte grumbulluar gjatë verifikimit disa mujor.

Pas kallëzimit të bërë ndaj tij në prokurori, Besnik Imeraj i pyetur për Ora News tha se bëhej fjalë për një sulm politik ndaj tij pa baza ligjore dhe kushtetuese.

Në vedimet e mosfillimit të hetimeve, si prokuroria e Tiranës ashtu edhe krimet e rënda, thonë se ka pasur mungesë provash dhe elementësh të veprës penale në dyshimet e ngritura ndaj gjyqtarit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pas-prokurorise-edhe-krimet-e-renda-nuk-hetojme-besnik-imerajn

Share This Video


Download

  
Report form