Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot (12 maj) masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë, e cila të premten kërkoi masën e sigurisë burg pa afat.
"Caktimin e masës së sigurimit personal ?Arrest në shtëpi?, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale ?Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal", thuhet në njoftimin e Prokrurorisë së Përgjithshme.
Sipas vendimit të Gjykatës urdhërohet që shtetasi nën hetim Saimir Tahiri të mos largohet nga banesa e tij.
Burime për Ora News thanë se shkak i ndryshimit të masës nga gjykata ka qenë mungesa e rrezikshmërisë shoqërore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjykata-vendos-arrest-shtepie-saimir-tahirin