Emiliano Lule është një nga njerëzit më frymëzues, pavarësisht verbërisë së tij.
Ai ka luftuar me kurajo të përmirësojë jetën e tij dhe për të gjithë të verbrit në Shqipëri. Emiliano Lule ishte sot i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? nga ku bëri një thirrje publike për lexim vullnetar në mënyrë që të pasurohet biblioteka audio e personave që nuk shikojnë.
Ishte i pari drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi i cili i premtoi publikisht se do lexojë një libër për ta dhe se bashkë me të do të shkojë edhe këngëtarja Elvana Gjata.