Një ditë pasi u njoh me vendimin e Gjykat�" /> Një ditë pasi u njoh me vendimin e Gjykat�"/>

Ora News - "Ngujimi i Tahirit", me cigare e shkresa në pritje të marrjes në pyetje

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pasi u njoh me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila e la në "arrest shtëpie", ish-Ministri Saimir Tahiri një pjesë të mirë të paradites së dielë e kaloi në ballkonin e apartamentit të tij tek 'Kodra e Diellit' në Tiranë.
Duke shfletuar shkresa të ndryshme, teksa konsultohej herë pas here edhe me kompjuterin portativ në të cilin po mbante shënime, ish-Ministri është shfaqur duke konsumuar cigare herë pas here.
Nga ana tjetër, burime nga Krimet e Rënda thanë se Tahiri do të dalë para gjykatës për procedurën e marrjes në pyetje brenda 72 orëve nga momenti kur iu njoftua masa e arrestit në shtëpi.
Në këtë seancë, sipas burimeve të hetimit, ish-Ministri do të pyetet para gjykatës në lidhje me provat e reja që janë gjetur në adresë të tij për akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe trafikimit të lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Organi i akuzës pretendon se një letërporosi e mbërritur nga Italia javët e fundit, përmban përgjime të reja ku anëtarët e grupit të vëllezërve Moisi dhe Artan Habilaj, flasin për Tahirin gjatë kohës që ai ishte Ministër i Brendshëm.

Një tjetër provë sipas prokurorisë, janë letërporositë e ardhura nga Greqia në lidhje me një udhëtim të Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt në të njëjtën kohë në këtë shtet në gusht 2014, ku dyshohet se ata janë takuar.

Njëri nga prokurorët e çëshjes tha të dielën për Ora News, se krahas letërporosive të ardhura nga Italia dhe Greqia, të cilat konsiderohen si prova të reja, gupi i hetimit ka mbledhur edhe dëshmi mbështetëse brenda dhe jashtë vendit në lidhje me provat e sjella nga autoritetet greke dhe italiane.
Sipas prokurorisë kanë qenë provat e reja arsyeja e kërkesës së depozituar në gjykatë për masën e sigurisë "arrest me burg", e cila u pranua pjesërisht nga gjyqtarja Liljana Baku.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ka deklaruar se akuza nuk ka asnjë provë të re ndërsa ka shtuar se do ta apelojë vendimin brenda afateve ligjore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ngujimi-i-tahirit-me-cigare-e-shkresa-ne-pritje-te-marrjes-ne-pyetje

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS