http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy bashkëshortet prokurore Rovena Gashi e Dritan Gina dikur në poste të rëndësishme kur akuza drejtohej nga Adriatik Lllalla janë marrë si të pandehur.Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka vendosur pezullimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi dhe të bashkëshortit të saj Dritan Gina. Çifti i prokurorëve u pezulluan, pasi sipas prokurorisë janë marrë të pandehur për refuzimin të deklarimit të pasurisë.
Ne njoftimin e prokurorisë së përgjithshme thuhet se prokurorja Gashi dhe bashkëshorti i saj do të jenë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Durrësit.Rovena Gashi mbante postin e drejtoreshës së njesise se dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme ndërsa bashkëshorti i saj Dritan Gina ka qenë drejtues I prokurorisë së Elbasanit.Pak muaj më parë çifti i prokurorëve akuzoi Arta Markun duke i cilësuar vendimet e saj si të padrejta pasi që të dy u shkarkuan nga postet që mbanin