http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta apeloi qe drejtësia te hetoje e pavarur për rastin e Tahirit. Nga Cërriku kreu i shtetit komentoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që dha masën e sigurisë ?arrest shtëpie? për ish-ministrin e brendshëm.
Drejtësia duhet të veproje ne mënyre të pavarur dhe besoj se kjo është mjaft e rëndësishme për të forcuar besimin tek shteti i së drejtës.
?Lidhur me përpjekjet për hapjen e negociatave, kreu i shtetit tha se vendi ndodhet shume pranë këtij hapi. Në duhet të jemi krenarë në këtë drejtim dhe duhet t?u jemi gjithmonë mirënjohës atyre që dhanë gjithçka, edhe gjënë më të shtrenjtë: rininë e tyre, për të shpëtuar të ardhmen e Shqipërisë. Ashtu sikurse ndihemi krenarë që sot jemi anëtarë të NATO-s. Jemi edhe shumë pranë çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.?
Deklaratat Presidenti Ilir Meta i bëri teksa mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të Batalionit partizan të Dumresë.