Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Farmacistët negociuan me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe arritën marrëveshje për 4 çështjet kryesore, nga 30 pika që përmban kontrata. Janë hequr një pjesë e penaliteteve, si ajo e diferencave minus për barnat e ekzekutuara pa recetë, dhe për barnat stok. Më herët një pjesë e farmacive në Tiranë dhe rrethe ulën qepenat në formë proteste ndaj kontratës së kundërshtuar.
Një pjesë e farmacistëve në Tiranë, Lushnje, Fier dhe Sarandë ulën qepenat e tyre në grevën e paralajmëruar kundër kontratës me fondin.
Ata që nuk kanë kontratë me fondin vazhduan punën.
Mbyllja e një pjese të farmacive simodos në qytetet ku reagimi ka qënë me masiv i ka gjetur të papërgatitur pacientët për të blerë medikamentet.
Po në këtë kohë, përfaqësuesi ligjor udhëri i farmacistëve dhe drejtuesi i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor arritën marrëveshjen e tyre për 4 çështje që farmacitët kontestonin nga 30 nenet e kontratës.
Diana Toma: Diferencat në minus u hoqën, sa i takon dëmeve në vijueshmëri të përvitshme që sjell mbi subjektet farmaceutike, futja e listës së re të barnave me rimbursim do të gjendet një akt përpilimi për të gjetur formën e rimbursimit të farmacisë për dëmin që i shkaktohet.
Drejtori i FSDKSH Eduard Ahmetaj tha se nuk mund të ketë darkordësi për çështjet që prekenin sigurinë e qytetarëve. Sipas burimeve të Ora Neës, një ndër pikat që kanë kërkuar farmacistët është ajo e penalitetet gjobë 10.000 lekë nëse konstatohen nga kontrollet barna të skaduara.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrihet-marreveshja-farmacistet-dhe-fsdksh-dakort-4-ceshtjet-e-kontrates