Report TV - Ndryshimet në kodin e procedurës penale, PS: S'ka asnjë ndryshim apo falsifikim ligjit

Report TV 2018-05-15

Views 1

Socialistët përgënjeshtrojnë akuzat e Partisë Demokratike se pika ?f? e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale që pengon sipas tyre të vëllanë e Fatmir Xhafajt të ekstradohet në Itali, të jetë falsifikuar.

Kryetari aktual i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, asokohe relator i projektligjit të fjalë dhe propozuesja e këtij ligji, Vasilika Hysi, shprehen se propozimi ka ardhur nga ekspertët e nivelit të lartë dhe është miratuar në komision.

Në 21.3.2017 e miratuam nen për nen projektligjin dhe nuk ka asnjë ndryshim mes variantit të miratuar në komision dhe atij të miratuar në seancë?. Teksa Partinë Demokratike e mirëkuptojnë duke ja lënë akuzat llogarive të saj politike, PS nuk tregon ?mëshirë? për LSI-në. Unë nuk di se çfarë thotë z. Vasili sot, por z. Vasili kur ishte ministër drejtësie mori në 28.3.2017 zyrtarisht me email variantin përfundimtar të integrues të Kodit, dhe nuk pati asnjë koment.

Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve
Njëkohësisht LSI e ka marrë një kopje të draftit në 20.32017.

Vasilika Hysi Anëtare e Komisionit të Ligjeve

Share This Video


Download

  
Report form