Ju Flet Moska: Chris Hill duhet të emërohet ambasador në Tiranë

Ora News Emisione 2018-05-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" thotë se sot ka ardhur koha që në Shqipëri të jetë ambasador i Amerikës Chris Hill. Sipas tij, Amerika ka dështuar në zgjedhjen e ambasadorëve të cilët kanë mbështetur aktorët politikë shqiptarë.

Myftaraj: Që nga viti 1991 kur u rivendosën marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, në Shqipëri të gjitha palët e kanë pranuar rolin e SHBA si një rol të posaçëm, pra duke asistuar Shqipërinë për ndërtimin e institucioneve përvecse duke e pasur si aleat strategjik për mbrojtje.

E vecanta e Shqipërisë është se palët kundërshtojnë ambasadorët për sjellje të caktuara, kundërshtojnë diplomatë të caktuar amerikanë, por deri më sot asnjë nga palët politike por as në media, as në shoqërinë civile nuk gjen kundërshtim të këtij roli të SHBA.

Kjo është e vecantë për Shqipërinë, them se është edhe një lloj aseti i joni, sepse shpesh bëhet ironi me atë që ne jemi të bashkuar në dashurinë ndaj Amerikës.

Shqiptarët kanë atë mencurinë e popujve të vegjel të vuajtur dhe e dinë që po të verë dorë një fuqi e madhe gjërat do bëhen mirë. Amerika ka vënë dorë në Shqipëri në këto 27 vite, por për fat të keq, rezultati nuk është ai i prituri dhe këtu fajin më të madh e kanë shqiptarët. Aktorët shqiptarë që politika i ka mbështetur kanë dështuar në të dyja anët e politikës.

Por edhe Amerika ka dështuar në zgjedhjen e atyre që ka mbështetur. Nuk është për të cuditur që ka dështuar pjesërisht. Ka dështuar jo në gjendjen ku është Shqipëria, por në përzgjedhjen e atyre që ka mbështetur në të dyja palët.

Problemi është se ky dështim ka arritur në një pikë kritike. Rasti i Fatmir Xhafës është më domethënësi. Një ministër i Punëve të Brendshme i mbështetur nga amerikanët, i thirrur në Uashingont, i mbështetur si një alternativë ndaj një ministri që doli problematik është tani panë dorëheqjes së pashmangshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-chris-hill-duhet-te-emerohet-ambasador-ne-tirane

Share This Video


Download

  
Report form