Vendimi me të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi arrest shtëpie për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është një dokument me 33 faqe. Report TV sapo arriti të marrë kopjen e plotë të të dokumentit. Le ta themi menjëherë që nuk ka prova të panjohura dhe surprizuese edhe ne se Prokuroria në këto gjashtë muaj ka arritur të zbulojë më shumë detaje rreth lëvizjeve të ish-ministrit të Brendshëm në periudhën 2015-2017, domethënë kur ai ishte ministër, por edhe pas zëvendëesimit të tij para zgjiedhjeve të qershorit 2017 kur ministria i kalon në dorë të një ministri teknik të PD.