Ora News - Sokolaj: Përgjimi ndaj vëllait të Xhafajt dy javët e fundit, jo nga institucionet

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Redaktori i lajmeve në Ora News, Trashgim Sokolaj i ftuar në "Tonight Ilva Tare" thotë se audio-përgjimi i publikuar sot nga Partia Demokratike për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është regjistruar dy javët e fundit dhe se ajo është kryer nga persona me njohuri në këtë fushë por jo zyrtarë të Policisë, Prokurorisë apo SHISH-t.

Pjesë nga deklarata:

Tare: A janë bërë nga institucionet?

Sokolaj: Nuk janë bërë nga policia, prokuroria apo SHISH-i në kuadër të një procedimi policor. Nga të dhënat që kam deri më tani, më është thënë se personat që e kanë realizuar kanë elementë të formimit policor, qoftë nga ndjekja, qoftë nga vendosja e pajisjes përgjuese. Një pjesë e përgjimit është bërë gjatë kohës që këta lëviznin me automjet dhe janë përgjuar gjatë gjithë kohës.

Dy variante më janë dhënë jo zyrtarisht: ose është bërë nga efektivë aktualë të Policisë së Vlorës që veprojnë privatisht për interesa të forcave politike ose nga ish-punonjës policie me një karrierë të gjatë disa vjeçare në strukturat e policisë.

Dëshmitari është person që është përdorur nga këta persona që ka kontakte me të dhe ka precedentë penalë. Nga informacionet që kam, përgjimi është bërë dy javët e fundit në Vlorë në lagjen "Isa Boletini". Po kështu tek taktika policore është edhe koha kur është zgjedhur për t'u bërë përgjimi. Ndërkohë që në media flitet për këtë rast, personat e interesuar vendosin në përgjim protagonistët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sokolaj-pergjimi-ndaj-vellait-te-xhafajt-dy-javet-e-fundit-jo-nga-institucionet

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS