Prokuroria nis verifikimin per pergjimin e PD

RTV KLAN 2018-05-15

Views 1

Një oficer i prokurorisë për Krimet e Renda ka sekuestruar audio-përgjimin e bërë publik nga partia demokratike ku pretendohet se vëllai ministrit Fatmir Xhafaj flet me një trafiknat droge.

Oficeri Bledar Flaga ka qenë në orët e para të mëngjesit të kësaj të martë në zyrat e selise blu, duke marrë nga aty materialin.

Mësohet se audio-përgjimi do të verifikohet nëse është origjinal dhe nëse zëri është vërtetë i Agron Xhafës, vëllait të ministrit siç pretendon Partia Demokratike.

Nga ky verifikim do të saktësohet edhe koha kur ka ndodhur biseda. Vetëm pas kryerjes së një ekspertize prokuroria do të vendosë për të regjistruar një hetim penal për këtë rast.

Si opozita ashtu edhe mazhoranca i kanë kërkuar prokurorisë të hetojë për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë përpara përgjegjësisë autorët. Sipas demokrateve personi që dëgjohet në material është Afron Xhafaj duke folur me një trafikant droge që i kërkonte ta ndihmonte për të trafikuar një sasi droge në Itali.

Mazhoranca hodhi dyshime edhe për një inskenim te opozitës për të bllokuar hapjen e negociatave. Ndërsa mbrëmjen e të hënës vetë Agron Xhafaj ka kallëzuar në prokurori për kallëzim të rremë tre zyrtarët e PD që publikuan materialin.

Share This Video


Download

  
Report form