Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Frrok Çupi i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News thotë se synimi është që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me një klasë tjetër politike, duke shtuar se nën akuzë mund të jenë të tjerë zyrtarë të lartë.
Çupi: Më pëlqen titulli Trekëndëshi i Bermudës, por pas ca ditësh mund të jetë 4 këndësh. Procesi ka filluar me trendin për të zgjeruar hetimin mbi krimin në nivelin e rëndë. Jam krejt i sigurt se nuk mbetet fjala për tre veta. Trendi është për të shkuar në zgjedhjet që vijnë me një politikë tjetër, të pa ndotur kaq shumë, me një trend perëndimor. Fillimi i punëve sidomos në administratën e re të DASH, është një premisë shumë e rëndësishme që kjo nuk mbetet trekëndësh, por shumë këndësh. Rama do t'u rezistojë deri në momentin që do të dorëzohet. Dorëzim është që në zgjedhjet që vijnë të mos shkojmë as me Ramën dhe as me Bashën. Procesi do të jetë zinxhir.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cupi-ditet-e-ardhshme-te-tjere-zyrtare-te-larte-nen-akuze