Report TV - Vettingu, shtyhet për më 31 Maj seanca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

Report TV 2018-05-16

Views 0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shtyjë për në datë 31 Maj në orën 10:00 seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Arsyeja e shtyrjes së vendimit lidhet me deklaratën e avokatit të tij, Sokol Hazizaj se Llalla nuk ka dijeni për seancën, ndërsa prokura e tij e përfaqësimit është e përgjitshme dhe jo specifike.

Subjekti nuk është paraqitur, nuk kemi ndonjë shkak për arsyen. Avokati Sokol Hazizaj përmes një prokurore kërkon pjesëmarrjen si përfaqësues i Llallës.

Relatori Luan Daci
Avokati Sokol Hazizaj u shpreh se Llalla nuk është në dijeni për seancën dhe se ka komunikuar për herë të fundit me atë para dy javësh nëpërmjet gruas. Ai tha se prokurën për të përfaqësuar Llallën e ka të përgjithshme dhe jo specifike për seancën në KPA.

Adriatik Llalla nuk është në dijeni të seancës. Unë jam vendosur në dijeni për seancën nga mediat. Me klientin kam folur dy javë më parë nëpërmjet bashkëshortes, kam prokurorë të përgjithshme për ta përfaqësuar

Avokati Sokol Hazizaj

Share This Video


Download

  
Report form