Ministri Xhafaj: Nuk jap doreheqjen, audio-pergjimi eshte manipulim

RTV KLAN 2018-05-16

Views 2

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike për dënimin e vëllait të tij.

"Lidhur me dorëheqjen, Kryeministri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqje. Nuk shoh asnjë shkak, asnjë arsye për dorëheqjen time në këtë rast".

Gjatë një konference për shtyp nga Ministria e Brendshme, Xhafaj mohoi kategorikisht që të ketë favorizuar vëllain e tij Agron Xhafaj. Ky i fundit është dënuar në mungesë me 7 vite burg me vendim të formës së prerë në Itali për trafik droge.

"Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002. Vëllai im ka qenë rreth 25 vjeç në atë kohë. Autoritetet italiane e kanë ndaluar për rreth 1 muaj dhe e kanë detyruar të largohet nga Italia. Në atë kohë kam qenë ministër në qeverinë Majko, pa ndonjë detyrim ligjor kam dhënë dorëheqjen. Kryeministri Majko e refuzoi dorëheqjen time. Vëllai im nuk iu fsheh gjykimit dhe ka kërkuar të marrë pjesë në gjykim. Asnjë veprim imi nuk ka krijuar imunitet apo favor kundrejt ekzekutimit të vendimit penal ndaj tij. Unë nuk kam bërë kompromis me faktin se vëllai im mund të duhej të vuante dënimin. Im vëlla shumë shpejt iu kthye formalitetit. Mbaroi shkollën e lartë dhe krijoi familjen e vet. Sot unë dhe gjithë familja ime jemi goditur shumë fort shpirtërisht, pr faktin se dënimin po shkon ta vuajë një Agron që nuk ka lidhje me atë të 16 viteve më parë".

Ndërsa audio-përgjimin e publikuar nga PD për vëllain e tij, ministri e konsideroi fals dhe manipulim. Për këtë, Xhafaj theksoi se do t'i kërkojë Prokurorisë të nisë hetimet për të nxjerrë të gjithë personat e përfshirë.

"Lidhur me akuzat e përfshirjes së vëllait tim në trafikun e drogës, është komplet një shpifje e ulët. Marr të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe morale nëse ka një vërtetë në lidhje me këto akuza. prej vitit 2002 vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë lloj problemi me ligjin në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk kam dashur të merrem me retorika, por tani që këta intrigantë e kaluan cakun, duhet të marrin një përgjigje. Audio përgjimi është një sajesë e plotë, është një mashtrim. Është një manipulim dhe i bërë keq madje. Kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh, duhet të marrë përgjigje. Ne do t'i kërkojmë sot publikisht Prokurorisë veprime të shpejta për gjetjen e gjithë atyre që janë përfshirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin në mënyrën më të merituar. E gjitha çfarë ka ndodhur, ka një orkestrim me një qëllim të caktuar. Opozita ka rënë në batakun e intrigantëve të rëndomtë. Unë nuk kam frikë. Askush nuk mundet të më shantazhojë. Luftë pa kompromis me krimin".

Sa i përket akuzave të opozitës për falsifikimin e një neni në Kodin e Procedurës Penale, ministri Xhafaj i konsideroi qesharake.

"Lidhur me falsfikimin e kodit, është akuza më qesharake që kam dëgjuar. Qesharak komplet këta lloj njerëzish. Nuk ka asnjë kontribut timin teknik në këtë çështje, por e mbroj fort atë si një nen në përputhje me Konventën. Së dyti, kjo e pikë e nenit 491 është një...

Share This Video


Download

  
Report form