Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e njësisë administrative të Katundit të Ri në Durrës protestuan para bashkisë për përmbytjet që zona e tyre ka pësuar ditët e fundit.
Banorët akuzojnë se kjo situatë është e papranueshme në këtë stinë dhe pohojnë se kjo ka ardhur si rezultat i hapjes së digave të Bovillës.
Ata kërkojnë të merren masa urgjente për problemin e tyre, ndersa kërkuan takim me kryebashkiakun Dako.
Banorët tentuan të futeshin me forcë në ambjentet e brendshme të bashkisë, pasi nuk po mernin një përgjigje për takimin e kërkuar me Dakon.
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore prej më shumë se 48 orësh gjendet nën ujë, pas daljes së lumit erzen nga shtrati, keyesisht në zonën e Katundit të ri. Kjo është hera e tretë që kjo zonë përmbytet brenda këtij viti
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-banoret-tentojne-te-hyjne-me-force-ne-bashkine-e-dakos