http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti LGBTI kërkon ndryshimin e ligjit per njohjen e identitetit gjinor te kësaj kategorie. Kjo do te thotë qe gejit, lesbiket e te tjerë përfaqësues te këtij komuniteti te kenë te drejte te ndërhyjnë ne certifikatën e lindjes, pas moshës 14 vjeç, per te ndryshuar te dhënat e seksit, mashkull, femër apo specifikimi ?te tjerë?.
Përfaqësuesi i ambasadës Pink ne Shqipëri i ka dorëzuar kuvendit projektligjin për ketë çështje, një model i huazuar nga Argjentina.
Ky projektligj është propozuar 5 vjet me pare, por është refuzuar te shqyrtohet nga kuvendi. I menjëhershëm ka qene reagimi i komunitetit mysliman, te cilët e konsiderojnë shthurje te familjes.
Krahas këtij propozimi, komuniteti LGBTI pritet te nise fushatën per te rikerkuar lejimin e martesave brenda te te njëjtës gjini.