Ora News - “Kosovari u dogj i gjallë”, AND konfirmon: Është Xhafer Osmani

Ora News Lajme 2018-05-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Xhafer Osmani, 61-vjeçari që u gjet i shkrumbuar në Derven të Krujës, është djegur i gjallë. Kjo është përgjigjia përfundimtare e Mjekësisë Ligjore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 5 maj. Analizat e AND-së, kanë përcaktuar se bëhej fjalë pikërisht për të, ndërsa lidhur me shkaqet po ndiqen 2 pista kryesore.

Shtetasi nga Kosova, trupi i të cilit u gjet i shkrumbuar në Krujë, është djegur i gjallë.

Kjo është përgjigjja tronditëse e Mjekësisë Ligjore në lidhje me rastin e 61-vjeçarit Xhafer Osmani, banues në Mitrovicë të Kosovës.

Burimet pranë grupit hetimor thanë për Ora News se 12 ditë pas zbulimit të trupit të djegur në makinën ?Volkswagen Turan?, specialistët mjekoligjorë kanë arritur në përfundimin se Osmani është lidhur me litar dhe është goditur me mjete të forta për afro 2 orë.

Më pas keqbërësit e kanë lyer me benzinë dhe i vunë flakët, teksa ai ishte ende gjallë.

?Kemi përcaktuar se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e asfiksisë, pasi në fillim janë djegur rrugët e frymëmarrjes dhe ka vdekur pak çaste pasi trupi i tij mori flakë?-thonë burimet.

Nga ana tjetër, ekspertiza ka përcaktuar në trupin e pajetë nuk ka shenja predhash, ndaj Osmani nuk është vrarë me armë zjarri para se të digjej.

Një plagë në kafkë krijoi fillimisht dyshime, por ajo është shkaktuar nga djegja. Më tej, ekspertët kanë përfunduar edhe analizat e AND-së, të cilat tregojnë se kanë përputhshmëri me mbi 97 për qind.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/del-adn-viktima-qe-u-dogj-ne-fushe-kruje-eshte-xhafer-osmani-nga-kosova

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS