Pala greke nuk ka lejuar sot kapitenin e ekipit shqiptar të futbollit Antigonea që të kalojë kufirin për në Greqi.
Sipas burimeve për Report TV, në mënyrë arbitrare dhe të pajustifikuar ata kanë vendosur kryq në pasaportën e kapitenit të ekipit.
Ekipi amator i futbollit ishte nisur për një ndeshje miqësore me një skuadër amatore në ishullin e Skopelos në Greqi, me ftesë të ekipit vendas.
Policia nuk i ka dhënë asnjë lloj shpjegimi dhe arsyetimi, por i ka ndaluar hyrjen për 72 orë kapitenit të ekipit.
Ftesa e ekipit grek ishte e vlefshme që nga sot deri të dielën. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë kufitare të Gjirokastrës.