Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Albert Veliu, i identifikuar si "bashkëpunëtori X" në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për gati 5 orë.
Fillimisht ai është parë në selinë e Partisë Demokratike ku është takuar me sekretarin Ivi Kaso dhe deputetin Ervin Salianji, më pas i shoqëruar nga avokatet Artan Murrizi dhe Ivi Kaso i është drejtuar organit të akuzës.
Ai është marrë në mbrojtje. Gazetarja e Ora News, Keti Banushi informon se dëshmitari shoqërohej nga një grup personash që e ruanin.
Nuk dihet nëse Veliu është paraqitur me vullnetin e tij apo është thirrur nga Prokuroria.
Ai u paraqit në prokurori rreth orës 11:00 dhe doli nga prokuroria në orën 16:00.
Një ditë më parë, Albert Veliu u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deshmitari-x-rrefehet-edhe-para-prokurorit-lidhjet-me-agron-xhafen