Ora News -Flasin fqinjët e dëshmitarit: Albert Veliu në gjendje të dobët ekonomike

Ora News Lajme 2018-05-18

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familja e "Dëshmitarit X" në video-përgjimet e publikuara nga Partia Demokratike blinte me listë në dyqanin e lagjes ku banon në Vlorë. Një prej fqinjeve që ka hyrë e ka dalë në shtëpinë e Albert Eqerem Veliut thotë se ishin në gjendje të vështirë ekonomike. Ata thonë se i njohin si familje të rregull dhe nuk marrin përsipër të flasin për pjesën tjetër të historisë, të paktën para kamerave.

Në lagjen 'Topana' të Vlorës ku banon, familjes së Albert Eqerem Veliut, të ashtuquajturit "Dëshmitari X" ia dinë hallet.

Fqinja: 22 vjet që kam unë këtu, 22 vjet e njoh.

Fqinja përballë që ka dyqanin e lagjes, është mikeshë e bashkëshortes prej 20 vitesh

Fqinja: Familje shumë e mirë për mua, unë kam hyrë, kam dalë.

Dhe shpesh herë i ka dhënë edhe veresi për shkak të gjendjes financiare që e cilëson shumë të dobët.

Fqinja: Po ka marrë dhe me listë, shumë të dobët në ekonomi.

Familja e Albert, Eqerem Veliut, është larguar nga banesa të mërkurën dhe prej asaj ditë asnjë prej tyre nuk është parë në shtëpinë dykatëshe ku dritaret mbeten të hapura.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/flasin-fqinjet-e-deshmitarit-albert-veliu-ne-gjendje-te-dobet-ekonomike#.Wv8fQNUIVCI.facebook

Share This Video


Download

  
Report form