Dom Ernest Simoni rrefen kalvarin

RTV KLAN 2018-05-19

Views 2

Burgosjen në 1963,  torturat në qelitë e izolimit, 18 vite punë të detyruar dhe vuajtjet për të çuar para misionin e tij nën regjimin më të egër komunist,  Dom Ernest Simoni i rrëfeu para studentëve të Universitetit Gregorian të Romës.

Dëshmia e tij prekëse erdhi në formën e një leksioni, por edhe mesazhi mbi të drejtën e besimit gjatë një diskutimi për lirinë fetare. Takimi, ku të pranishëm ishin edhe diplomatë të vendeve të ndryshme u organizua me iniciative të ambasadës shqiptare në Vatikan dhe drejtueses së misionit të saj, Majlinda Dudaj.

Share This Video


Download

  
Report form