Ora News - Ndotja në Elbasan, puna në rafineri vijon pavarësisht hetimit të prokurorisë

Ora News Lajme 2018-05-21

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rafineria e naftës në fshatin Balldren konsiderohet ndotësi më i madh i ambientit në Elbasan, akuzë të cilën subjekti e ka mohuar gjithmonë, edhe pse është zyrtarisht nën hetim. Drejtuesit e institucioneve lokale të mjedisit, thonë se akuzat i kanë të faktuara mbi matje dhe prova, por sipas firmës ato nuk qëndrojnë. Nga ana tjetër ambientalistët ngrenë alarmin se ndotja në zonën industriale të Elbasanit ka shkaktuar dëmë të pariparueshme në ekosistemin e zonës.

Vetem tre kilometra larg Elbasanit, Rafineria e naftës në fshatin Balldren konsiderohet nga drejtuesit lokalë si ndotësi i madh i ambientit dhe për këtë prej muajit prill është vënë në hetim nga prokuroria për derdhjen e materialeve toksike në ambient.

Por mesa duket, pavarësisht hetimeve, puna në këtë rafineri vijon dhe vetë kryeinspektori i Mjedisit pranë Bashkisë Elbasan, thotë se akuza është e faktuar nga matjet, ndërsa thekson se çështja nuk mund të zgjidhet as me hetimin e prokurorisë.

Taulant Sinani: Do të kalohet në veprimet të tjera, ku këshilli bashkiak dhe bashkia do të jenë të detyruar të pezullojnë dhe mbyllin aktivitetin e këtyre subjekteve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndotja-ne-elbasan-puna-ne-rafineri-vijon-pavaresisht-hetimit-te-prokurorise

Share This Video


Download

  
Report form