Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në "Tonight Ilva Tare", në Ora News, tha se ka informacione se synohet të vihet nën monitorim nga Partia Demokratike.
Balla: Jo vetëm Fatmir Xhafajt, por edhe unë, apo edhe kolegë të tjerë në drejtim të Partisë Socialiste, jemi nën sitën apo monitorimin e personave të paguar nga Partia Demokratike për të shpikur histori. Jo më larg se para disa ditësh nga një koleg i PD jam informuar për një mbledhje në një grup të ngushtë për t'u vënë në monitorimin e një grupi të caktuar që përbëhet nga disa ish-policë. E deklaroj me përgjegjësi. Këta synojnë të bëjnë survejime, përgjime të paligjshme. PD është e përfshirë në një veprim të paligjshëm shantazhimi ndaj ministrit të Brendshëm.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-pd-synon-te-me-vere-nen-monitorim