http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, paralajmëron fakte tronditëse, lidhur me trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Për numrin dy të PS-së, grupet kriminale që sollën në Shqipëri 613 kilogramë kokainë, të kapura pak kohë më parë në Durrës, kanë lidhje me zyrtarë të lartë të PD-së.
?Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Berisha, për një arsye që ka të bëjë me 613 kilogramë kokainë. Prisni dhe duroni, pasi ditët në vijim do jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokainë me presona të rangjeve më të larta të PD.?
Zyrtari i lartë socialist këmbëngul se të gjitha akuzat e opozitës kundër ministrit të Brendshëm janë manipulime, që i ngjajnë një aventure donkishoteske. Ndaj kërkon që organi i akuzës të zbardhë të vërtetën.
?Ne e dimë që Basha në këtë aventurë është futur nga Berisha dhe garipat e tij, që tashmë e ka kuptuar që ne e dimë të vërtetën. Për t?i shkuar asaj deri ë fund thirrja ime është ndaj Prokurorisë, që në mënyrë sa më të shpejtë dhe në kohë të shkurtër nga çdo laborator i çdo vendi partner të Shqipërisë, të bëjë ekspertizën dhe të nxjerrë përfundimin cili do qoftë ai.?
Gjithë kjo situatë e tensionuar politike të nxitura nga opozita, sipas Taulant Ballës nuk bën gjë tjetër veçse dëmton integrimin europian të vendit, në prag të vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim.