Ora News - Protesta e opozitës, Ngjela: Xhafajn e do Uashingtoni, pse nuk rrëzojnë Kryeministrin?

Ora News Lajme 2018-05-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk ka asnjë mundësi që protesta e 26 majit e thirrur nga opozita shqiptare të përmbushë qëllimin e saj, duke rrëzuar Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kështu u shpreh avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e lajmeve të Ora News.

Ngjela: Pse nuk largojnë kryeministrin apo e duan kryeministrin? Nuk mund të bëhen grushte shteti pa kolonel dhe ushtri, nuk kemi dëgjuar.

Për Ngjelën, Rama ishte i pafuqishëm për të rrëzuar Xhafajn nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Sipas avokatit, pa publikimit të materialeve nga PD që implikonin vëllain e Ministrit të Brendshëm, kryeministri u ndërgjegjësua se Xhafaj gëzonte suport ndërkombëtar.

Ngjela: Ministrin e Brendshëm e mbrojti Uashingtoni. Ka një aleancë shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor dhe Miistri i Brendshëm ka drejtuar reformën në drejtësi të cilën nuk e pranojnë të gjithë palët e korruptuara por e duan ata. Se heq dot.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-e-opozites-ngjela-xhafajn-e-do-uashingtoni-pse-nuk-rrezojne-kryeministrin

Share This Video


Download

  
Report form