Ora News - Vlorë, i burgosuri arratiset sapo gjykata jep vendimin

Ora News Lajme 2018-05-23

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

16 sekonda iu deshën 29 vjeçarit Mikel Kasaj të çante sot çdo masë sigurie dhe të arratisej nga Gjykata e Vlorës, vetëm pak sekonda pasi ishte dënuar me 3.4 vjet burg për pengmarrje. Ora News ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë brenda gjykatës ku shihen të gjitha veprimet e 29 vjeçarit deri në momentin që doli në rrugën kryesore dhe tashmë është në kërkim nga Policia. Për kryetarin e Gjykatës së Vlorës që ishte edhe gjyqtari që e dënoi Mikel Kasajn, ngjarje tregoi se institicioni është jashtë parametrave të sigurisë. Policia ka nisur një operacion për kapjen e 29 vjeçarit ndërsa u ndaluan tre pjesëtarët e togës së shoqërimit nga policia e Burgjeve.

Në orën 10:22 minuta të kësaj të mërkure 29 vjeçari Mikel Kasaj u dënua me 3.4 vjet burg për pengmarrje në Gjykatën e Vlorës, por 16 sekonda më pas ishte i lirë në arrati në rrugët e qytetit.

Sic shihet në këtë pamje të kamerave të sigurisë brenda gjykatës, të siguruar nga Ora News ai shfrytëzoi një moment qetësie pas vendimit për të kapërcyer tavolinën ku qëndronte me avokatët mbrojtës dhe iu drejtua derës nga ku futet gjyqtari në sallë.

Lëvizja e menjëhershme i ka gjetur të papërgatitur dy efektivët e togës së shoqërimit të burgjeve të cilët edhe pse u vunë në ndjekje nuk arritën ta kapin.

Në të njejtën kohë, persona të tjerë që ndodheshin në sallë lëvizin nga dera tjetër për të dalë jashtë gjykatës.

Nëpër korridoret e gjykatës Ai është tentuar të ndalohet nga shoferi i kryetarit të gjykatës Vlorë, por që nuk ia ka dalë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-i-paraburgosuir-arratiset-nga-gjykata

Share This Video


Download

  
Report form