Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protesta e opozitës në 26 maj do të ketë efekt domethënës nëse në të do të marrin pjesë dhe ata që nuk janë militantë ose mbështetës të partive të opozitës.
Analisti Afrim Krasniqi në studion e lajmeve të Ora News shprehet se nëse mazhoranca do të merret me shifrat e pjesëmarrjes, tregon dhe dështimin e saj.
Krasniqi: A shprehet kjo pakënaqësi në protestën e opozitës? Personalisht jam shumë skeptik. Opozita ka operaruar me të njëjtit aktorë që kanë qenë dikur në pushtet, nuk mund të vazhdohet të jenë ata alternativë dhe nuk janë shpresë që Shqipëria do të jetë ndryshe nëse opozita do jetë më e fortë. Por që ka nevojë për një balancë publike, ka. Do kisha interes nëse në Tiranë do të dalin tiransit për të protestuar, tradicionalisht në protestat tona vinë njerëz nga rrethet dhe jemi i vetmi vend që e bëjmë këtë.
Ndërkohë Erl Murati duke iu referuar akuzave ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj thekson se asgjë nuk është rastësore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-analistet-qellimi-do-arrihet-nese-do-kete-pjesmarrje-pertej-partive-politike