http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reja, instilacioni i vendosur ne qendër te Tiranës, prej dy vitesh është nje nga hapësirat me unike te kryeqytetit. 7 ditët e fundit ajo është kthyer ne qendrën e aktiviteteve kulturore me shfaqje dhe kërcime te ndryshme. Pasi ka ndjekur nje aktivitet me kërcime japoneze, kreu i bashkisë Erion Veliaj i shoqëruar nga ambasadori japonez tha se bashkia po diskuton zgjatjen e qëndrimit te Rese ne Tirane si dhe vendosjen e instilacioneve te tjera ne kryeqytete
?Ata që jetojnë në Tiranë e ndiejnë se nuk janë vetëm kalimtarë ose rezidentë të përkohshëm, por duan të lënë një gjurmë fizike ose kreative për qytetin. Po diskutojmë si mund ta zgjasim qëndrimin e Resë në Tiranë, por edhe për të sjellë një instalacion të arkitektit Bjarke Ingels nga galeria Serpentine. E po ashtu, jemi në negociata me Stefano Boerin për të sjellë ?Radurën?, një tjetër instalacion që do t?i jepte hijeshi qytetit?.
Ambasadori i Japonisë vlerësoi bashkinë edhe per gjallërinë e jetës kulturore.
?Faleminderit Tirana dhe Bashkia, për organizmin e këtij eventi fantastik. Ju tashmë jeni duke udhëtuar në një blog, ndaj mirëserdhët në Japoni! Unë jam një fans i madh i Butoh. Është bashkëkohore, avangarde, eksperimentale, krejtësisht e ndryshme prej kërcimeve tradicionale dhe disa herë, kërcimtarët e Butoh, performuesit e saj, shfaqin ndjenjat e tyre, ose vetveten?
Ne festivalin e Rese marrin pjesë 120 artistë nga 15 shtete të ndryshme të botës, të cilët kanë sjellë në Tiranë kultura dhe tradita të popujve të ndryshëm.