Arratisja e të riut nga Gjykata e Vlorës, lirohen nga burgu dy policët e ndaluar

Report TV 2018-05-25

Views 1

Gjykata ka liruar nga burgu dy policët e burgjeve, të cilëve u iku nga salla e gjyqit duke u arratisur i dënuari Mikel Kasa 29-vjeç. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ndërsa u ndaluan nga policia dy policë të Burgjeve që e shoqëronin, Gjolek Hodaj dhe Granit Zani. Sot, policët dolën para gjykatës për masën e sigurisë.

Prokuroria kërkoi garanci pasurore nga 300 mijë lekë për secilin, por gjykata vendosi që t?i lironte nga burgu duke i lënë në detyrim paraqitje. Kështu do të hënë në orën 12:00 dy policët do të paraqiten në organin e akuzës për hetimet. Mikel Kasa 29-vjeç, u arratis dy ditë më parë nga kati i dytë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Vlorës.

Share This Video


Download

  
Report form