Report TV - Detaje mbi protestën e opozitës dhe reagimi i Ramës për të

Report TV 2018-05-25

Views 0

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, kanë replikuar me njëri-tjetrin në rrjetet sociale një ditë para protestës së opozitës. Kryeministri Rama deklaroi në 'Twitter' se audio-përgjimi i PD kundër Agron Xhafajt është sajesë e esadistëve të rinj. Basha i është përgjigjur me një video, ku shprehet se esadistët që po pengojnë Shqipërinë janë vetë Rama dhe ministri Fatmir Xhafaj.

Më tej, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për qytetarët një ditë para protestës së opozitës, se kush do t'i bashkohet kësaj proteste del kundër çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, duke shtuar se Basha i do qytetarët për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të Brendshëm trafikant droge.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS