Rudina/ Robert Berisha: Per shkak te Tunes nuk ishim ne ditelindjen e Tian (25.05.2018)

RTV KLAN 2018-05-25

Views 9

Muzika ka qenë pjesë e tij dhe e familjes së tij. Por, Robert Berisha vitet e fundit gjithmonë e më shumë, po synon të jetë prezent si këngëtar.
Ai ishte sot i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan dhe gjatë emisionit foli për projektet e tij muzikore dhe jo vetëm.
Shpesh në media është komentuar marrëdhënia e tij dhe Nora Istrefit me atë të vëllait të tij Patris Berisha i cili është i martuar me këngëtaren Tuna. Vetëm pak ditë më parë djali i tyre Tian festoi ditëlindjen dhe Nora dhe Robert nuk ishin të pranishëm. Sot në studion e ?Rudina? Robert Berisha sqaroi se nuk ishin të pranishëm në ditëlindjen e Tian për shkak të Tunës.
?Ne nuk ishim në ditëlindejën e Tian sepse ishim në Tiranë dhe nuk ishim me 2 Maj në Prishtinë për ta festuar bashkë ditëlindjen. Më parë njerëzit kanë qenë shumë të lidhur dhe jetonin bashkë dhe kunatat kanë qenë si motra, tani ne jetojmë në dalje të Prishtinës dhe nuk na premton shumë koha. Me Patrisin shihemi në palestër, me Tunën jo. Me Tunën po e them për herë të parë këtu as nuk dua të takohem. Nora është prej 15 vitesh në skenë dhe ka shumë fansa dhe e ka të merituar t?i ketë. Për Partisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Nora me asnjë nuk ka pas probleme, Tuna është ajo që ka probleme me të gjithë, të gjithë e kanë gabim, vetëm ajo e ka mirë. I kërkoj shumë falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do të kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij për shkak të Tunës. Kur më ka thënë Patrisi që jam me Tunën nuk kam thënë asgjë sepse është jeta e tij, shpresoj që ajo të jetë nënë e mirë dhe grua e mirë dhe të mos kenë probleme?, tha Berisha.

Share This Video


Download

  
Report form