Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Olcion Muça, ushtari profesionist që tentoi të grabisë një bankë tre ditë më parë në Lushnje u la në qeli deri në përfundim të hetimit.
Gjykata e Lushnjes caktoi masën e sigurisë 'arrest me burg pa afat' për 25 vjeçarin edhe pse ai në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë u shfaq i penduar dhe u lut për masën më të lehtë sigurie.
Në gjykatë, Muço tha se drejt atij veprimi e kishte shtyrë mungesa e parave dhe mohimi i një overdrafti.
Muça tha se paratë që merrte nuk i dilnin për të mbajtur fëmijët, ndërsa familja jetonte në kushte të vështira pasi edhe bashkëshorten e kishte pa punë.
Olcion Muça punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lihet-ne-burg-ushtari-qe-tentoi-te-vjedhe-banken-ne-lushnje