Report Tv - Fermerët e Fierit: Shteti gënjen, nuk jep asnjë subvencion për serat

Report TV 2018-05-28

Views 2

Dhjetëra fermerë në zonën e Fierit ankohen se kanë investuar miliona lekë për të ndërtuar sera, por deri tani nuk kanë arritur të marrin asgjë nga shteti. Sipas tyre pavarësisht kërkesave dhe plotësimit të kushteve nga ana e tyre, reagimi i shtetit është thuajse zero.

Sipas tyre të gjitha ato që jepen në televizion janë vetëm gënjeshtra, pasi kërkesat janë bërë vazhdimisht ndër asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje. Fermerët thonë se me çmimet e ulëta që shesin produktet nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet e tyre .

Edhe pse në fillim të këtij viti u shpenzuan miliona lekë për reklama, të cilat tregonin formën e aplikimit për subvencione, numri i përfituesve është shumë i vogël. Sipas fermerëve si vitin e kaluar edhe këtë vit, mundësi për të përfituar subvencione është thuajse zero.

Share This Video


Download

  
Report form