TIRANE-Opozita po zhvillon protestën para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit, pasi e akuzojnë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Kauza e opozitës është ngritur mbi një përgjim misterioz të publikuar nga PD ku pretendohet se Albert Veliu, një eksponent i njohur i botës së krimit në Vlorë, bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë.
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës para godinës së qeverisë. Sikur duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv me dron sheshi para Kryeministrisë është bosh.
Plani i PD me dëshmitarin ?X? të njohur si ?Babalja? për të mbledhur sa më shumë njerëz para kryeministrisë ka dështuar. Në protestën e sotme kishte më pak protestues se herët e tjera kur opozita ka zhvilluar tubime.