http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pikënisja e protestës së opozitës kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Fatmir Xhafaj, ishte Ministria e Brendshme.
Ministri Xhafaj hyri i qetë në zyrën e tij, për të ndejkur nga zyra operacionale zhvillimin e tubimit. Por pikërisht zyra e tij ishte ndalesa e parë ë bashës që doli nga selia e PD në orën 11.
Pasi qendroi për pak minuta Basha iu drejtua Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?. Në mes të udhës drejt selisë së Kryeministrisë, Basha u takua me aleaten strategjike në opozitë, kryetaren e LSI-së Monika kryemadhi. Nuk mungoi në marshin antiqeveritar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Protesta tha Basha, është beteja e njerëzve që duan siguri e rend përballë qeverisë, që aleat ka krimin dhe korrupsionin.
?Qeveria bizantine që sot sundon mbi ne, nuk përfaqëson popullin, as aspiratën e shqipërtarëve. Për të qendruar përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa. Përpjekja jonë nuk është perplasje mes opozitës dhe qeverisë, për luftën për pushtet. Përpjekja jonë është kundër sundimtarit?
Për numërin një të PD-së, protesta është dëshmi e refuzimit të korrupsionit qeveritar dhe refuzimit të krimit dhe drogës.
?Demokracinë e sjellin vetëm njerëzit e lirë dhe kurrë të korruptuarit. Kohë më parë popullit iu premtua vende pune, por u hapën puna në fushat e drogës. Popullit iu premtua drejtësim, por vetëm u mbrojtën kriminelët dhe politikanëve të lidhur me krimin?
Pas fjalimit, Lulzim Basha i ndjekur nga një grup i vogël drejtuesisht politik dhe mbështetës, vijoi marshin drejt Presidecës, për të vijuar më pas ecjen përsëri në boulevard, e më pas kthimin në selinë e PD-së.