LSI distancohet nga protesta e Partisë Demokratike, asnjë pankartë apo simbol kundër Xhafajt

Report TV 2018-05-28

Views 0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në nisje të protestës së opozitës deklaroi se qëllimi i tubimit të sotëm është largimi i kryeministrit Edi Rama, pasi Xhafaj sipas saj është një pikë uji në oqeanin e zullumit të kësaj qeverie. Xhafaj dje sfidoi Bashën për audio-përgjimin, por çfarë mendon Kryemadhi? Shefja e LSI shprehet se ekspertiza të bëhet në prani të Bashës dhe Xhafajt. Kujtojmë që materiali audio është dërguar në Itali për ekspertizë nëse është i vërtëtë apo i manipuluar.

Mendoj se është shumë e qartë për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët dhe Ramën në progres Raportin, janë 37 faqe që ka vetëm 7 kusht, që i përmbledh në një që duhet të ikë Edi Rama. Krimi dhe korrupsioni e kushtëzojnë hapjen e negociatave. Të gjithë kërkojnë largimin e Ramës. T?u japin një shans shqiptarëve që në datë 7 qershor Europa t?i thotë ?Po? Shqipërisë. Për këtë gjë shqiptarët kanë nevojë sot. Kjo është një ditë me diell, por e zymtë për shqiptarët. Largimi i Ramës dhe Xhafës është paketë. Faktet për Xhafajn janë të qarta, por kjo nuk është cështja kryesore, është një pikë në oqeanin e llumit dhe zullumit që ka instaluar Rama. Largimi i Ramës do u japë shpresë shqiptarëve. Sfida e Xhafajt për Bashës? Unë nuk jam eksperte e kësaj gjeje, por video është e qartë, përsa i përket zërit e kanë Xhafajn dhe personin që kanë përgjimin dhe ta bëjnë ekspertizën në praninë e Bashës dhe Xhafajt.

Share This Video


Download

  
Report form