Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Shkodër ngriti siparin festivali "Ekrani i artit", festivali i Filmit i lindur në Firence por që prej dy vitesh e ka kthyer në një shtëpi në dytë kryeqendrën e veriut. Filmat e këtij edicioni trajtojnë tema që siç thotë organizatori Adrian Paci, shihen çdo ditë por nuk tërheqin vëmendje. Festivali mbahet edhe këtë vit me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës dhe Ministrisë shqiptare të Kulturës.
Për të dytin vit radhazi në qytetin e Shkodres nisi festivali "Ekrani i artit".
I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet midis artit bashkëkohor dhe kinemasë, nga Firence ku zhvillohet prej vitit 2008, tashmë ai ka shtëpinë e dytë në Shqipëri.
Filmat e shfaqur në natën e parë sjellin për publikun imazhe interesante dhe trajtonë tema, të cilat shihen çdo ditë nga njerëzit e zakonshem por asnjëherë nuk ngjallin kureshtje.
Subjekte të tilla ishin puna në kalatat e porteve me kontenierët apo edhe filmi mbi fotografin e famshëm çek, Jozef Kudelka, i cili ndërmerr një udhëtim nëpër rripin e Gazës dhe fotografon ndërtimin e murit mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Në këtë Festival do të prezantohen filma, dokumentarë mbi artin bashkëkohor, takime me artistë e kuratorë, etj.
Përveç Institutit Italian, partnere në këtë nisëm ka qenë edhe Ministria e Kulturës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekrani-i-artit-ne-shkoder