Në parkun arkeologjik Amantia u kremtua si çdo vit tjetër festa e këtij qytetarimi të lashtë, me pjesëmarrjen e disa artistëve të njohur dhe nën një atmosferë mjaft të bukur. Nën kujdesin e veçantë të deputetit të zonës, Vullnet Sinaj, aktiviteti mblodhi shume vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët shijuan interoretimet e Mirush Kabashit e grupeve polifonike dhe qeshën me humorin e aktorit Florian Binaj.
Deputeti Sina e vlerësoi Amantian si një nga zonat më të rëndësishme kulturore të vendit tonë. Sipas tij, ministria e Kulturës ka edhe një project për ndërhyrje në mënyrë që zona të kthehet plotësisht në identitet.
Parku arkeologjik i Amantias është 15 hektarë. Ndodhet në majën e kodrës të fshatit Ploçë. Rruga për në të përshkon luginën e lumit Shushicë si dhe fshatra të kësaj krahine, ku gjatë saj na shfaqen shumë dëshmi se sa natyra e ka bekuar njeriun.